TRAJNERI KROAT TE SHKOLLA “PRESSING” – PEJË

Shkolla “Pressing” në Pejë po e dëshmon përkushtimin për ngritjen e cilësisë në qytetin e basketbollit, edhe me organizimin e kampit të saj në këtë qytet.

Krahas punës së përditshme në raport me kuadrot e reja të basketbollit, së fundmi, kjo shkollë ka bërë të ditur se nga 25 qershori e deri më 1 korrik, në Pejë do ta sjellë edhe mjeshtrin e basketbollit, kroatin Danijel Lutz.

Siç dihet, trajneri Lutz ishte trajner i Klubit kampion të basketbollit Peja, duke lënë gjurmë të pashlyeshme, gjë kjo e cila po shihet si një mundësi e mirë që fëmijët basketboll-dashës të përfitojnë nga ky rast.

Të interesuarit ftohen që të rezeverojnë vendet e tyre në këtë kamp, në +383 049 750 455, ose në rrjetet sociale të publikuara në këtë njoftim.