Transufzioni i gjakut në Pejë apo “Mëlçia” e qytetit

Reparti i Transfuzionit te Gjakut pranë Spitalit të Përgjithshëm në Pejë punon nga ora 07:00 e mëngjesit deri në ora 14:00, ndërsa në Ditën Botërore të Dhurimit të Gjakut, punohet me dy ndërrime, thotë për Peja në Fokus, Doktoresha e këtij reparti Mehrije Mala.

Sipas saj, nuk mungon interesimi nga ana e qytetarëve për të dhuruar gjak, ndonëse për dallim me herat e kaluara vërehet një rënie e gatishmerisë, por siç ka thënë Mala, arsyea mund të jetë se çdo ditë të një jave të zakonshme ka vazhdueshëm dhurues vullnetarë dhe kjo tregon vetëdijësimin e masës në raport me rëndësinë e këtij akti human.

Ndryshe, pranë këtij reparti funksionon një ekip i shkelqyeshëm i mjekëve dhe infermierëve, i cili duke qenë se i furnizon të gjitha repartet e tjera të këtij spitali me gjak, mbase mund të cilësohet edhe si “Mëlçia e qytetit” dhe jo vetëm.

Vlenë të theksohet se Peja në Fokus e ka ngritur edhe çështjen e kërkesave të shumta që vinë në adresën e redaksisë, nga e qytetarëve , për të publikuar kërkesa për dhurim të gjakut në raste të ndryshme, e që Mala mes tjerash ka thënë se këto kërkesa duhet të koordinohen me spitalin përkatës, ndërsa ka shtuar se pacientët duhet të drejtohen pranë këtij reparti.|Pejanefokus.net