TRAJNIME FALAS ME MUNDËSI PUNE PËR 80 TË RINJ NË PEJË

Një mundësi e artë për të rinjët dukagjinas vie nga Akademia InfoTech dhe XPERT, me trajnime e praktikë falas me mundësi punësimi.

Mbi 80 të rinjë do të pranohen në konkursin që këto dy kompani e ofrojnë si një mundësi për të rinjtë e rajonit të Pejës, për t’u trajnuar në fushën e teknologjisë informative, me të veçantën që ka ky projekt, si: mësime teorike, kryerjen e praktikës, e më pas edhe mundësinë e artë që të zbatohen menjëherë ato njohuri të fituara, përmes punësimit nëpër kompani të ndryshme të profilit të teknologjisë informative.

Ceo i InfoTech, Burim Sherifi duke folur për Peja në Fokus pohon se një mundësi e tillë të rinjve nga Dukagjini po u ofrohet për herë të parë, madje pa pagesë, përmes një projekti që mbështet nga: YOU Program, KODE, Ministria e Ekonomisë dhe Banka Botërore, me qëllim që të rinjë të trajnohen dhe do të kenë mundësi edhe të praktikohen, e me kryerjen e programit të paraparë edhe mundësi e mirë për punësim në Programin Network Administrator.

Konkursi është hapur të hënën ku do të kërkohen 80 të rinj të moshës 16+, e programi do të zgjas gjashtë muaj, të ndërsa të rinjët aplikant në këtë fushë, do të duhet të kenë njohuri të mirë të gjuhës angleze pasi që projekti në fjalë i përgatit ata për tregun ndërkombëtar të punës.

Në programin Network Administrator, do të përfshihen trajnimet, Networking, Systems, Virtualisation dhe Automation.

Përndryshe, me të rinjtë që do të përzgjidhen do të punojnë instruktorët e Infotech Academy dhe praktika do të bëhet me inxhinierët e Xpertt LLC.

InfoTech Academy dhe Xpertt L.L.C fton të gjithë të rinjtë nga Dukagjini që ta shfrytëzojnë këtë mundësi sepse kështu do t’iu hapen dyert e perspektivës së madhe në një nga fushat më premtuese për të rinjtë, të cilat jo vetëm që do të jenë atraktive por edhe një mundësi reale për një ngritje shumë të madhe profesionale.

Rikujtojmë edhe një herë se konkursi është bërë publik të hënën ndërsa të interesuarit mund të regjistrohen në linkun: http://infotech-academy.com/kode-peje/

Ose të kontaktojnë për çdo informacion, përmes [email protected], 📲 tel: +383 48 577 800.
Ose vizitoni: www.infotech-academy.com
aty ku do të keni mundësi të informoheni për detaje.

|www.pejanefokus.net