Pagesë për dëmet në shkolla në këmbim të dëftesave me nota

Marrja e dëftesave me nota në përfundim të vitit shkolllor për nxënësit, në disa shkolla të territorit të Komunës së Pejës po kushtëzohet me pagesa deri në pesë euro për nxënësit, me arsyetimin e kompensimin e dëmëve që mund të jenë shkaktuar nga ana e tyre  gjatë vitit.

Ka prindër që të paktën deri tani individualisht po e ngrisin si shqetësim këtë gjë, për faktin se, siç thonë ata është e padrejtë që dëmet tu faturohen edhe atyre nxënësve që nuk i kanë shkaktuar ato.

“E kam djalin në ‘Tetë Marsi’, i kanë thirrë për dëftesa dhe iu kanë thënë me I pru edhe ka 5 euro për dëme. Nuk e di pse fëmiu im duhet  me pagu për diçka që nuk ka bo, se jo që po më dhimen. Njësoj ka bo vaki edhe në gjimnaz kur e kam pas djalin e madh. Le të i gjejnë kush ka bo dame dhe prindërit e atyre që kanë dëmtu edhe lë te paguajnë, e jo me i fut krejt në një listë”- shprehet N.N, nënë e një nxënësi për Peja në Fokus.

Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje gazetarët e Peja në Fokus kanë konaktuar me Drejtoratin Komuna të Arsimit në Pejë, e që i pari i këtij institucioni, Naser Gega ka thënë se shkollat kanë të drejtë të kërkojnë mjete ose para, nëse këshilli i prindërve merr një vendim të tillë.

“Shkollat kanë të drejt me kërku pare prej nxënësve, nëse këtë e kërkon këshilli i prindërve të shkollës. Ata janë autonom. Nëse prindërit kanë vendosur ashtu ata kanë të drejt, ata e menaxhojnë krejt punën, në të kundërtën nuk kanë të drejt shkolla me kërku direkt nuk bën, vetëm nëse ka dakordim mes shkollës dhe këshillit ajo nuk përbën problem”- thotë drejtori Gega për Peja në Fokus.

Peja në Fokus ka kontaktuar edhe me kryetaren e Këshilllit të Prindërve në Komunën e Pejës, Fitore Cena Haxhihasani, e cilla ka thënë se emrimi i saj në këtë pozitë është ka ndodhur tash së voni, si dhe se ka më shumë se një muaj që ata nuk kanë zhviluar një takim me prindërit, andaj shton se nuk është e informuar rreth kësaj situate./Pejanefokus.net