Kush janë tre kilentët tonë ⁉️

Fusha e parë e rezultateve kryesore në një biznes, janë nevojat e klientit, kurse klienti mund të përcaktohet si, “dikush që mbështetet tek ju dhe si dikush tek i cili mbështetemi, për suksesin dhe karrierën tuaj”.

Praktikisht çdo menaxher ka tre “klientë,” të cilëve duhet t’i shërbejë, në mënyrë që të jetë i suksesshëm.

1.Natyrish, klienti i parë është shefi i juaj; Menaxherët duhet t’u japin shefave të tyre atë çka ata dëshirojnë dhe në formën se si e kërkojnë.

Përsa kohë që e kënaqni bosin, puna e juaj do të jetë e sigurtdhe po kështu, edhe e ardhmja e juaj.

2.Klienti i dytë që duhet të kënaqni, është klienti I jashtëm.
Ky është klienti I dytë që përdor atë çka prodhoni ju. Ai mund të jetë një klient I jashtëm në supermarket, ose mund të jetë ndonjë department tjetër përbrenda organizatës.

Nga ana e juaj kërkohet që këtë klient ta kënaqni, në mënyrë që të konsideroheni se jeni duke bërë një punë të shkëlqyer.

3.Klienti i tretë është stafi I juaj. Detyra për t’i mbajtur punonjësit të lumtur dhe të përqëndruar në përdorimin sa më të dobishëm të kohës së tyre, ka një rëndësi absolute, në mënyrë që ju të shtrydhni maksimumin nga çdo pjestar i stafit./Pejanefokus