Dy fjalë për Peja në Fokus, e shumë punë për të kryer

Ne, Agjencioni Peja në Fokus, jemi një ekip i vogël prej 4 vetash, që punojmë bash si ‘xunxari’, por që e bëjmë punën e 40 vetave.

“Si xunxari’, sepse puna jonë dikujt i pëlqen, e dikujt jo, por ne nuk e kemi qëllimin e pëlqimit, veç kryerjen e misionit të informimit, avokimit, sensibilizimit, avansimit dhe promovimit..

I kemi sjellur Pejës diçka që ne e kemi dashtë shumë dhe e kemi jetësu, duke e ndërlidhur edhe me nevojën e tregut lokal, ndërsa vet motoja jonë flet se: “Informacionet lokale, janë bota për ne”, e kjo lidhet drejtpërdrejt me shikuesit.

Bashkë me ne, kemi edhe disa bashkëpuntorë të jashtëm, që janë më profesionist se ne dhe na përkrahin së pari moralisht, profesionalisht, e juridikisht, por për herë të parë po e përmendi që kemi edhe mbështetje për nga ana e sigurisë, duke qenë se shpesh ne rrezikohemi si rezultat i punës që bëjmë, por jo si pasojë e frikës nga të tjerët, kushdo qofshin ata.

Ndjehemi moralisht shumë lartë, falë Zotit, sepse nuk financohemi nga partitë e as nga institucionet politike e shtetërore.

Ata që na panë, e na u bashkuan rrugës, janë edhe bizneset si dhe rrjedhimisht suksesi ynë është i përbashkët me ta, për çka i falënderojmë.

Sot kur po flasim, nuk jemi vetëm në Facebook, platformë kjo ku momentalisht kemi arritur shifren e mbi 37 mijë ndjekësve, dhe kysmet po rrugëtojmë drejt numërit të 40 mijë ndjekësve, të cilin shpresojmë se shpejt do ta arrijmë bashkë me shikuesit tanë, por jemi edhe në Instagram e TikTok, si dhe në portalin Pejanefokus.net.

Konsiderojmë se nuk është pak që në çdo muaj të kemi shikueshmëri deri me miliona, si dhe të marrim nga 1 mijë ndjekës të rinj në pothuajse çdo muaj, pa asnjë boost-sponsored.

Para se të përfundoj, them se unë dhe kolegët jemi duke u përballur me shumë sfida, sepse kemi guxim të prekim tema që u interesojnë shikuesve tonë.

Nuk jemi vetëm, sepse siç po dihet tashmë jemi bashkë me afër 40 mijë ndjekës, si dhe e jemi të vetëdijshëm që nëse duam t’i bëjmë të kënaqur të gjithë lexuesit tonë, atëherë duhet të dalim të shesim akullore, sepse kështu i lumturojmë të gjithë, por ata neve na kanë zgjedhur për të bërë punën që e dimë dhe mendoj se ne atë po e bëjmë.

Ju faleminderit që na shikoni, që na shkruani, që na thirrni, që na ftoni në ngjarjet tuaja, si dhe falemindefit që vini dhe na takoni, ne jemi të hapur për ju, sepse ju jeni së bashku me ne.

Të dashur lexues, ne çdo ditë mësojmë nga çdo njëri prej jush.

FALEMINDERIT!

Valdrin Daci
Kryeredaktor
Peja në Fokus