Hivzi Daci ishte njëri ndër hendbollistët e shquar pejan i viteve të 80-ta, në ekipin e hendbollit “Buduçnosti” e atëhershëm, ekip ky i cili mirrte pjesë në ndeshjet e ligës së ish-Jugosllavisë, në terrenin e fushës së hapur të parkut “Karagaçi” në Pejë.
Për më tepër, ai qe një ekonomist i shquar, që për shumë vite punoi në fabrikën e “Zastaves”, derisa humbi shikimin si pasojë e angazhimit në sport, por se përkundër këtij fakti, ai nuk ndaloi së ndjekuri zhvillimet sportive, gjithnjë duke qenë i rrethuar nga shoqëria e tijë e gjerë.
Hivziu u nda nga jeta e kësaj bote më 12 gusht në moshën 44 vjeçare, si pasojë e sëmundjes së kancerit në vitin 2000.
Në shenjë nderimi për kontributin e Dacit në sportin pejan, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndau mirënjohjen “Post Mortum”.
/pejanefokus.net