Përfaqësuesit e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë zhvilluan vizitë tek biznesi anëtarë Modern – Mill Kosova L.L.C ku në takim u pritën nga përfaqësuesit e kompanisë Artan Gashi dhe Meflor Sahiti.
“Modern – Mill Kosova L.L.C” e cila gjenden me seli në USA dhe Kosovë, ofron një gamë të përzgjedhur të produkteve unike dhe inovative në industrinë e drurit.
Produktet e “Modern – Mill Kosova L.L.C” përfshijnë ACRE™ produktet, të cilat shërbejnë për dizajnimin dhe implementimin e projekteve të mobilerive, qofshin ato në ambiente të brendshme apo të jashtme duke zëvendësuar drurin dhe produktet e drurit në shumë aspekte.
Kjo teknologji inovative siguron një zgjidhje të qëndrueshme, duke ndihmuar në parandalimin e prerjes së papërgjëgjshme të pyjeve duke kontribuar kështu në ruajtjen e mjedisit natyror. Për më shumë, ACRE™ është një material i ri i qëndrueshëm që kombinon qëndrueshmërinë me ngrohtësinë dhe punueshmërinë e drurit të vërtetë. E krijuar nga lëvozhga e riprodhuar e orizit, ACRE™ është e fortë, e ngurtë, e lehtë dhe ofron përformancë të jashtëzakonshme.
Modern Mill Kosova L.L.C është një kompani lider në tregun e Kosovës, e cila ofron materiale inovative të ndërtimit, në mënyrë që bota të krijojë një të ardhme më të qëndrueshme.
Modern Mill Kosova L.L.C është përfaqësues ekskluziv i markës më të mirë amerikane ACRE nga Modern Mill për Kosovën, Malin e Zi, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Kroacinë, Slloveninë dhe BeH.
Adresa: Pejë, magjistralja Pejë-Prishtinë – Qyshk