Këngëtari Ramadan Krasniqi – Dani, që në rininë e tij ishte këpuctar, zhvilloi karriern e tij si këngëtarë, ndërsa nuk e pati përjashtuar mundësinë për të vazhduar edhe si show-man.
Familja e tij me zejen e këpuctarisë mirrej që nga vitet e 30-ta, kurse Dani ishte këpuctar nga vitet 70-ta, për të zbuluar më pas talentin e tij për muzikën, për cka njihet edhe sot, por çka më pas?
Ai që sot njihet si “bylbyli i dukagjinit”, duke rrahur topukt e këpucëve këndonte vetëm për myshteritë e tij, ndërsa sot i këndon botës mbarë shqipëtare.
“Kur tahohem me njerëzit sot, më thonë hej Dani, kur jom konë i ri, jom ardhë të ti mi ki ndreq këpucat? – thom po! – Edhe aspak nuk mshefi e as nuk me vjen mbare, për shkak se nuk është mbare me punu”.- pati thënë Dani, në një intervistë për Klan Kosoven, duke shtuar se zanatin i’a ka lënë babai i tij, kurse treguar se vëllëzërit e tij jetojnë prej këpuctarisë.
Ndërsa nga një intervistë tjetër të dhënë nga ai, mësojmë se shumë shpejtë Danin nuk do t’a shohim vetëm si këngëtarë, pasi që ai bënë të ditur se shumë shpejtë do t’a vesh kostumin e një profesioni tjetër:”Dani Show, po une po mendojë me këndu krejt kohën gjallë(live), me thirrë mysafirë, edhe ishallah don Zoti e më realizohet çka po mendoj me bo. Mendoj që shumë shpejt kom me i’a nisë”.- pati thënë ai.
-Ndryshe, Dani është burri i të ndjerës Emine, babai i vajzave Fjolines, Liridones. dhe Fjandes dhe i djalit të hastretit Andit.