Pse është e rëndësishme prania e vitaminës D në organizmin e njeriut?

Vitamina D është një vitaminë e tretshme në yndyrna e cila ruhet në mëlçi dhe indet yndyrore. Njihet edhe si “Vitamina e diellit” sepse sintetizohet nga kolesteroli kur lëkura ekspozohet në diell.

Mungesa e vitaminës D shkakton:

-Lodhje

-Mungesë oreksi

-Depression dhe ankth

-Pagjumësi

-Humbje të flokëve

-Dhimbje kockave dhe nyjeve etj.

Për ta shtuar sasinë e vitaminë D në organizmin tuaj duhet të ushqeheni me produkte të cilat e përmbajnë këtë vitaminë dhe disa nga këto i gjeni në:

– Salmon (mjafton një gjysmë fileto salmoni dhe jeni në rregull)
– Qumësht (mund të hani kos dhe të tjera produkte bulmeti nëse nuk e pëlqeni qumështin)
– Vezë (2 vezë në ditë mjaftojnë për rritjen e sasisë së vitaminës D)
– Kërpudhat (mjafton një grusht me kërpudha në ditë)
– Cerealet (Janë të rekomandueshme sidomos për fëmijët)
– Peshku ton (njësoj si salmoni ka vlera për sa i përket vitaminës D)
– Lëngu i portokallit (ka më tepër vitaminë D se qumështi)
– Gjizë pa kripë (ka 5 herë më shumë vitaminë D se djathi). /Pejanefokus