Përpara se të shkosh në një intervistë pune, është mirë të përgatitesh mirë për pyetjet e zakonshme dhe të bësh një kërkim për kompaninë/institucionin.
Kur shkoni në një intervistë pune, duhet të keni parasysh disa gjëra të rëndësishme. Veshuni profesionalisht, përgatituni për pyetje të zakonshme dhe merrni me vete një kopje të CV-së tuaj.
Më poshtë gjeni 5 këshilla të domosdoshme:
- Përgatituni mirë: Kërko informacion për kompaninë dhe pozicionin për të treguar interesin tuaj.
- Veshuni profesionalisht: Zgjidh veshje të përshtatshme që tregojnë seriozitetin tuaj.
- Tregoni vetëbesim: Komunikoni me qartësi, tregoni aftësitë tuaja dhe përgjigjuni me siguri në pyetjet e intervistuesit.
- Shfaqni interes: Trego interes për kompaninë dhe pyet për mundësitë e zhvillimit në rolin e ofruar.
- Përgatitni pyetje: Krijoni pyetje inteligjente për të treguar interesin dhe përgatitjen tuaj për pozicionin.
Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të tregoheni të përgatitur dhe të gatshëm për intervistën. /Pejanefokus