Redaksia Peja në Fokus ka adresuar disa pyetje rreth veprimrarisë së Repartit të Oftamologjisë, tej Spitali i Përgjithshëm në Pejë, ndërsa ka pranuar përgjigjje nga Zyra për Informim e këtij spitali.
Peja në Fokus: A funksionon reparti i Oftamologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë?
Spitali Pejë: “Reparti i Oftalmologjisë funksionon ne kuadër te Spitalit te Përgjithshëm qysh prej themelimit te këtij Spitali !
Peja në Fokus: Sa oftamolog/e aktualisht punojnë në këtë repart ?
Spitali Pejë:”Momentalisht në Repart punojnë tre Oftalmologe”
Peja në Fokus:Sa është numëri i pacientëve që marrin shërbime në këtë repart?
Spitali Pejë: “Brenda këtij viti shërbime oftalmologjike kane marr 5876 pacient”
Peja në Fokus:A kryhen operime të syrit në spitalin tuaj, nëse po, sa kryhen brenda vitit ?
Spitali Pejë: “Janë kryer edhe 92 operime si dhe 765 pacienteve te rrezikuar nga Retinopathia diabetike, hemoragjit intraretinale si dhe te sëmurjeve me degenerim senil te makules së retines i janë aplikuar avastina intrabulbare !
Ne repart gjate këtij viti janë kryer edhe 355 incizime të OCT dhe 65 ECHO te syrit”
/pejanefokus.net