Në takimin që u mbajt të enjten, më 2 nëntor 2023 në Prokurorinë Themelore në Pejë për të diskutuar rreth planit të punës së këtij institucioni për vitin 2024, të ftuar ishin antarë të shoqërisë civile dhe mediave.
Të pranishëm në tavolinën e punës së këtij takimi krahas Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj, zëvendësit të tij, Prokurorit Ersan Çavolli dhe Zëdhënësit Shkodran Nikçi, së bashku me të ftuarit e tjerë ishte edhe Valdrin Daci, gazetar nga Agjensioni Peja në Fokus.
Me qëllim të kontributit në këtë tematikë, gazetari Daci, ka ngritur si çështje shqetësimin e tij dhe kolegëve të tjerë, me fokus në nivelin lokal rreth kërcënimeve dhe kanosjeve që kohë pas kohe pranojnë, gjithnjë për shkak të punës që bëjnë.
“Të veprosh në nivel lokal nuk është e lehtë. Kolegët e mediave qëndrore pasi e kryejnë temën e tyre në Pejë, i kthehen mediave të tyre jashtë Pejës, e ne këtu shpesh herë përballemi direkt me subjektet e temave dhe lajmeve, për çka edhe kërcënohemi e kanosemi. Për kanosjen ndaj gazetarëve të Peja në Fokus, siç e dini ka pasur edhe të arrestuar. Jo rallë herë me këto gjëra përballen edhe monitoruesit e gjykatave, nga palët” – ka thënë Daci, për të shtuar se: “Sygjerimi ynë për ju si prokurori është që të vendosni si prioritet nxitjen e qytetarëve, raportuesve dhe gazetarëve për raportime të rasteve lidhut me kërcënimet dhe kanosjet që iu bëhen, si dhe të mirren masa nga ana juaj, kështu ju si institucion do të keni edhe më shumë besueshmëri në rritje”.
Nga ana tjetër Kryeprokurori Kurmehaj, duke pranuar faktin e pohuar nga gazetari i Peja në Fokus, ka thënë se një gjë e tillë mund të arrihet gjithnjë me bashkëpunimin e ndërsjelltë, ndërsa u bë e ditur se për çështjen e trajtimit të këtyre rasteve lidhur me mbrojtjen e gazetarëve nga kërcënimet dhe kanosjet e ngarkuar është Prokurorja Lumturie Vuçetaj.
Ndryshe, Policia Rajonale e Pejës më 27 shtator 2023 ka konfirmuar, se me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një person, për kanosje ndaj gazetarëve të Peja në Fokus.
‘Me datë 27.09.2023, ankuesi i cekur deklaron se është gazetar dhe pronar i “Peja ne Fokus” , i njëjti ka deklaruar se me datën 17.08.2023, pasi qё kishte postuar një raportim tё cilin e kishin dёrguar qytetarёt për një rrahje ne lagjen “Fidanishte” ne Peje.
Me datën 29.08.2023, personi i dyshuar e kishte kanosur nëpërmes rrjeteve sociale ankuesin e cekur me lartё, nga ankuesi ёshtё paraqitur rasti me datë 27.09.2023.
Hetuesit kanë arritur qё përmes rrugëve operative hetimore ta arrestojnë të dyshuarin, i njëjti ёshtё intervistuar nё prezencёn e avokatit mbrojtёs dhe nё koordinim me Prokurorin e shtetit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, pёr veprën penale “ Kanosje”.’-thuhet në njoftimin policor./pejanefokus.net