Në një drekë pune që Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK) organizoi për t’u takuar me gazetarët e rajonit të Pejës, Peja në Fokus ishte e vetmja që i’u përgjigj pozitivisht ftesës.
Në këtë takim të kryesuar prej Imer Mushkolajt nga KMShK-ja, ku u diskutua për etikën e gazetarisë, si dhe punën e përditshme të gazetarëve lokal, morrën pjesë zëdhënësi i Policisë së Pejës, Fadil Gashi, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi dhe zëdhënësi i Komunës së Pejës, Faik Zekaj, si dhe nga ana tjetër, Valdrin Daci nga mediumi lokal i Agjencionit Peja në Fokus.
Mushkolaj me këtë rast, duke përkendur llojet e mediave, sqaroi bazën e rregullimit dhe funksionimit të tyre, si dhe rolin e këtij këshilli në raport me mediat dhe gazetarët e tyre.
Në fund fare, si përfundim është konstatuar se në territorin e Pejës është e nevojshme që të ketë më shumë media, të cilat i trajtojnë problemet duke marrë si shembull funksionimin e punës siç është ajo e Agjensionit Peja në Fokus.
Ndryshe, Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës është një trup vetërregullues i formuar për dhe nga sektori i mediave të shkruara. Misioni i tij mbështetet mbi bindjet e Kodit të Mediave të Shkruara të Kosovës. KMShK është themeluar me ndihmën e OSBE-së në Kosovë në shtator të vitit 2005, ndërsa Zyra e KMShK-së aktivitetin e rregullt e ka filluar në dhjetor të vitit 2005. Fjala e lirë, e drejta e qytetarëve për t’u informuar plotësisht, me kohë, dhe respektimi në tërësi i kodit etik të gazetarisë janë baza mbi të cilën vepron KMShK. Qëllimi i KMShK-së është ta mbrojë qytetarin nga shkrimet e pavërteta si dhe ta mbrojë gazetarin nga ankesat e pambështetura./pejanefokus.net