Dita Ndërkombëtare e Diabetit!
Shkruan Dr.Teuta Mulla Goga – Specialiste e Endokrinologjisë !
Në botë çdo vit vdesin 6.7 milionë njerëz nga diabeti, pra 1 person në çdo 5 sekonda dhe gati gjysma e tyre janë nën moshën 60 vjeç.
Shkrimi i plotë
Dita botërore e diabetit shënohet çdo vite me 14 nëntor dhe është një nga fushatat kryesore e ndërgjegjësimit global ndaj diabetit. Me miliona njerëz në mbarë botën marrin pjesë në promovimin e ndërgjegjësimit ndaj diabetit. Çdo vit zgjidhet një temë e re për të adresuar probleme që hasen në komunitetin global. Tema për vitin 2021-2023 është: “Qasja në Kujdesin Shëndetësor, dhe fokusi i shënimit këtë vit është qasja ne edukimin për diabetit me sloganin Edukimi për një të nesërmen më të mirë!
Në botë, 537 milionë njerëz të moshës 20 deri në 79 vjeç vuajnë nga diabeti dhe vlerësohet se ky numër do të rritet në 683 milionë deri në vitin 2045. Çdo i dyti person nuk e di se ka diabet dhe 541 milionë njerëz të tjerë kanë një çrregullim të tolerancës ndaj glukozës (pre diabet). Në botë çdo vit vdesin 6.7 milionë njerëz nga diabeti, pra 1 person në çdo 5 sekonda dhe gati gjysma e tyre janë nën moshën 60 vjeç. Shumica e pacientëve vuajnë nga diabeti i tipit 2, i cili në 80% të rasteve mund të parandalohet duke ndryshuar zakonet e jetesës. Duke qenë se një në dy pacientë në botë nuk është i diagnostikuar me diabet, zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë kyç në parandalimin e komplikimeve të kësaj sëmundjeje. Rritja e ndërgjegjësimit për shenjat, simptomat dhe faktorët e rrezikut është pra e një rëndësie të madhe për zbulimin në kohë të diabetit
Diabeti mellitus apo sëmundja e sheqerit është një sëmundje kronike që karakterizohet nga rritja e nivelit të glukozës apo sheqerit në gjak,për arsye se organizmi nuk ka mundësi të prodhojë insulinë ose prodhimi është i pamjaftueshëm apo nga pamundësia të veprimit të insulinës në qelizat e organizmit.
Format e diabetit janë : Diabeti tip 1 qe haset në rreth 10-15 për qind të të sëmurëve me diabet.Ai shkaktohet nga mungesa totale e prodhimit të insulinës. Pacientët me Diabet tip 1, nuk mund të jetojnë pa insulinë ,ndaj ky tip diabeti është quajtur insulino vartës. Diabeti tip 1 takohet kryesisht tek fëmijët dhe moshat e reja
Diabeti tip 2 është shumë më i shpeshtë. Ai haset në rreth 90 për qind të rasteve me diabet. Në këtë tip diabeti kemi zvogëlim te prodhimit të insulinës ose rezistence te prodhimit te insulinës ose te dyjave se bashku Diabeti tip 2 shfaqet zakonisht pas moshës 40 vjeç, por ai po haset gjithnjë dhe e me shpesh edhe tek fëmijët dhe të rinjtë me mbipeshë .
Diabeti i shtatzënisë, është tip i diabeti që shfaqet gjatë shtatzënisë. Ai ndodh në 2%-5% të grave shtatzëna dhe mund të avancojë ose të zhduket pas lindjes. Diabeti i shtatzënisë është plotësisht i shërueshëm por kërkon një mbikëqyrje mjekësore gjatë shtatzënisë. Rreth 20%-50% e grave të prekura zhvillojnë diabet të tipit të dytë apo kanë rrezik të lartë për të bërë diabet tip 2 më vonë në jetë
Diabeti mund të prekë çdo njeri. Në diabetin tip 2, mund te fillojë në heshtje për një kohe te gjate dhe dhe te zbulohet rastësisht me një analize te thjeshte ose me shenjat dhe simptomat përkatëse qe janë për diabetin. Gjithashtu ekzistojnë edhe faktorët e riskut qe mund te i prijnë dibetit faktori gjenetik, jeta sedentare, mbipesha, mungesa e aktivitetit fizik, ushqyerja jo e shëndetshme, tensioni i lartë i gjakut etj
Ne vendin tone nuk kemi evidenca te sakta te numrit te diabetikëve por konsiderohet se diku rreth 8 % janë me pre valence të sëmundjes së diabetit, ku 20-30% prej tyre janë me insuline te varur ,te cilëve ajo ju ofrohet falas nga MSH—ja.
Disa nga këshillat parandaluese dhe për të kontrolluar diabetin janë:
-Reduktoni marrjen e sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuara;
– Praktikoni të konsumoni ushqim më shpesh dhe ngapak:
– Përfshini fibrat dhe ushqimet që kanë indeks të ulët glicemik;
– Praktikoni ushtrime të rregullta për të paktën 30 minuta në ditë;
– Monitoroni nivelin e kolesterolit në gjak (Ideali duhet të jetë nën 200). LDL (lipoproteina me densitet të ulët) nën 100, HDL (lipoproteina me densitet të lartë) mbi 20 dhe trigliceridet nën 150
– Mbani tensionit arterial në vlera 130/80 ose më i ulët;
– Shmangni marrjen e pijeve të gazuara dhe pijeve të tjera me sheqer të shtuar, të cilat mund të përkeqësojnë vlerat e glikemisë prandaj për diabetikët rekomandohet te konsumohet vetëm uji;
– Përditësohuni me këshillat parandaluese mbi kontrollin e sëmundjes se diabetit;
– Promovoni dhe inkurajoni fushatat lidhur me diabetin për të rritur ndërgjegjësimin e personave me diabet./Peja ne fokus/Spitali i Pergjithshem Peje