PEJA NË FOKUS REFERENCË E INFORMIMIT PËR TERRITORIN E PEJËS

Portali informativ i Pejës i njohur si “Peja në Fokus” është produkt i biznes-medias së Agjencionit Peja në Fokus, i regjistruar në ARBK në vitin 2023, mirëpo ky projekt ka nisur fillimisht si portal me emrin “Peja Info” në vitin 2010 – si produkt i Organizatës Joqeveritare “Euro Peja Information”(EPI), e që për shkak të riorganizimit juridik ka pasuar ndryshime edhe tek emri.

Themelues i këtij portali që nga fillimi është Valdrin Daci, gazetar lokal nga Peja.

Portali Peja në Fokus operon në rrjetet sociale, Facebook, Instagram e Tik-Tok, ndërsa tani ka lansuar edhe web-faqen www.pejanefokus.net, duke shërbyer madje edhe si referencë për të gjithë shikuesit dhe ata që duan të mësojnë rreth ngjarjeve dhe personaliteteve të ndryshme në Pejë, me informacione të sakta e të konfirmuara nga burime të sigurta, me qëllim që të kontribuoj në etiken e profesionit të gazetarisë.

Mbulueshmeria e informacioneve nga portali Peja në Fokus nuk kufizohet vetëm në territorin e Komunës së Pejës, por edhe regjionin, duke u nisur nga Istogu, Klina, Decani dhe Juniku, me aspiratat për të zgjeruar aktivitetin edhe me gjerë, duke qenë se shikueshmëria shtrihet nga Istogu e deri në Neë York, kudo ku ndodhen shikuesit e këtij portali.

Vlenë të theksohet se metodat të cilat portali Peja në Fokus i praktikon për të sjellur si produkt lajmin dhe kategoritë e tjera të gazetarisë janë: Raportimi tradicional(me artikujt e shkruar), foto-raportimi, tv-raportimi(me video), audio-raportimi, të gjitha këto me anë të raportimit online – madje duke realizuar kështu edhe bashkëpunim të konsiderueshëm edhe me mediat e tjera jashtë Pejës – gjithnjë duke u përpjekur që të zbatohen normat e Kodit Etik të Mediave të Shkruara dhe Elektronike, që ka nxjerrë Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK).

Selia e Agjencionit Peja në Fokus aktualisht ndodhet në rr.”Gazmend Zajmi”, në Qendrën Tregtare “Burma” tek Carshia e gjatë” e qytetit të Pejës, ndërsa vlenë të theksohet se trajtimi me guxim i problemeve të qytarëve, si dhe të qëndruarit pranë tyre, Peja në Fokus ka arritur që të jetë adresë-referencë për të gjithë./Pejanefokus.net