Ikja e fuqisë punëtore, jemi vonë, apo jo? – OPINION

Liberalizimi i vizave vërtet se të gjithë qytetarëve të Kosovës ju mundëson që të lëvizin lirshëm nëpër vendet evropiane, njëkohsisht ju mundëson edhe të rinjëve, qoftë si fuqi punëtore apo fuqisë punëtore të Kosovës, në tërësi që të kërkojnë punë nëpër vendet e tjera të Evropes.

Mendoj se të gjitha sektoret në Kosovë vetëm se kanë filluar që të preken, si dhe edhe do të vayhdojnë që të ndikohen drejtpërdrejt nga ky largim i punëtorëve, por ndër më të prekurat do të jenë sektoret e ndërtimmtarisë si dhe ai i gastronomisë.

Pyetja konkrete është si si erdhem deri te kjo gjendje, në të cilën punetoreë të kenë synim vetëm ikjen nga Kosova, me qëllim që të kërkimit të vendeve të punës jashtë saj?

Sipas analizes së kësaj gjendje, mendoj së vetëm disa nga shkaqet janë edhe këto në vijim:

1.Mos plotësimi i kushteve bazë për punëtorët për punë, nga ana e punëdhënsve;

2.Mos investimi tek punëtorët, ne aspektin financiar dhe logjistik, (ku pronari nuk ka gadishmëri për të i paisur punëtorët së paku me rroba pune etj);

3.Krijimi i kapitalit nga enorm nga ana e pronarve të bizneseve, që rrjedhimisht janë edhe punëdhënës, apo thënë ndyshe pasurimi i skajshëm i tyre si dhe anashkalimi i përmirsimit të kushteve të punëtorëve.

Si një shembull për ilustrim që mund ta sjelli para jush, kur  një pronar biznesi në Kosovë është pronar i një veture, së cilës i kanë lakmi edhe pronarët e bizneseve nëpër vendet evrpoiane.

Jemi dëshmitar se si në çdo fundvit shohim organizime të drekave e darkave nga pronarët e bizneseve, vetëm sa për të plotësuar albunin e fotografive nëpër rrjete sociale, ndërkohë që nga ana tjetër, nuk shohin asnjë iniciativë e as gatishmëri për ndonjë stimulim financiar, për punetorët më të dalluar, e që të cilën janë “shkaktarë” direkt, ose indirekt për suksesin e bizneseve rrjedhimisht pasurimin e pronarëve të tyre.

Ajo që nuk mund të anashkalohet assesi është edhe fakti kur hasim nëpër kanale televizive ekspozimin e po këtyre pronarëve të bizneseve, nëpër të cilat ata shfaqin me mburrje pasuritë, të cilat i kanë fituar në djersën e krahut të po kësaj fuqie punëtore, e cila tashmë po synon tregjet evropiane.

Duke se tani këta ndërmarrës vetëm se kanë nisur që ta marrin “ndëshkimin” për shkak të mos interesimit për të diskutuar të paktën as për për mirëqenien e këtyre punëtoreve që po ikin.

Sdo mend se shumica e punëtorëve në sektorin privat në Kosovë deri më tani janë trajtuar si raste sociale, e assesi te jën trajtuar ndonjëherë me dinjitet, duke mos marr mundin madje për tu shpërblyer, për suksesin në puneë që kanë bërë.

NË KOHËN KUR E TRAJTOJMË KËTË TEMË, DUHET TË JEMI TË KJARTË DHE TË POTENCOJMË SE: JO TË GJITHA NDËRMARJET BIZNESORE NË KOSOVË JANË TË NJEJTA,  NË RAPORTOM ME TRAJTIMIN E PUNËTORËVE, NDONËSE SHUMICA PO.

Ndikimi i asaj që njihet si “dora e shtetit”:

 As qeveria nuk përjashtohet nga faji, pasi që me mekanizmat e saj nuk është parë të ketë zhvilluar ndonjëherë ndonjë politikë, me anë të së cilës do ta dëshmonte se i ka perkrahur punëtorët, me theks të veçantë ata të sektorit privat, pa harruar asnjëherë atë publik, përderisa të drejtat e “politikbërësve” i ka rregulluar që moti.

Krahas këtyre pikave që kam shpalosur më sipër, dua të theksojë se nga shkaqet e humbjes së fuqisë punëtore janë edhe:

1 Mosfunksionimi i duhur nga ana e Inspektoratit të Punës

2 Moskordinimi ne mes të Entit për Punësim me atë për Punë Sociale

3 Mosaprovimi i Ligjit për Kontaraten Kolektive, i cili ende zhagitet nëpër gjykatat e Kosovës.

Për fund fare, për të mos thënë se kjo temë ka përfunduar këtu, urojmë që të mos na ketë zënë gjumi i thellë, duhet të aktivizohemi që së paku ta zëmë ndonjë tren të fundit, nëse mund të ketë ndokund në Kosovë, e që si shoqëri të mobilizohemi për të marrë masat që na kanë mbetur në dorë.

Shkroi: Naim Bytyqi – Drejtor i shitjes në ndërmarrjen e industrisë së miellit “Agro Dardania” në Pejë