SULMOHET GAZETARI I ‘PEJA NË FOKUS’ – SULMUESI ËSHTË PUNËTOR I ‘TELEKOMIT’

Më 29 shkurt 2024, rreth orës 16:00 në rr. “Bill Klinton” në Pejë ka sulmuar gazetarin e portalit të Agjencionit Peja në Fokus, Valdrin Dacin.

Ngjarja ka ndodhur teksa Daci ka qenë duke qëndruar i parkuar në veturën e tij, në trotuar, duke pritur të dalë për të realizuar një takim pune, tek një nga bizneset aty afër.

Agresori ka qenë me kamionetë duke e vozitur dhe është ndalur fillimisht duke e bërë veprime me gjestet e tij, nga brenda, më pas e ka parkuar atë duke dalur dhe duke shkuar në drejtim të veturës së gazetarit Daci.

Pasi është orfuar tek vetura, me të vrejtur atë gazetari Daci ka nxjerrë telefonin dhe e ka xhiruar sulmin dhe fyerjet e rënda, derisa sulmuesi është larguar.

Pas kësaj, edhe Daci është larguar nga aty dhe rrugës është takuar përseri me sulmuesin, i cili i del para veturës dhe vazhdon të sulmojë, të fyej dhe të ofendojë si herën e parë.

Gazetari Daci pas kësaj rastin e ka paraqitur në polici, ndërsa sulmuesi D.A, punëtor i ‘TELEKOM’, është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Vlenë të theksohet se përveç sulmuesit, u arrestua edhe djali i tij, D.A, pasi që ka kanosur gazetarin me mesazhe përmes rrjeteve sociale.

Lidhur me rastin kanë raportuar media të shkruara elektronike dhe televizive; në mesin e të cilave: ‘Sinjali’, ‘Kallxo’, ‘Njeshi’, ‘Gazeta Express’ ‘Indeks Online’, ‘O4 Online’, ‘Klan Kosova’, etj.

Deri më tani rasti është nën hetime, ndërsa Gjykata Themelore e Pejës ka nxjerrë vendimin e parë, ku bëhet fjalë për ndalimin e ofrimit 100 metra nga sulmuesi tek gazetari Valdrin Daci, vendbanimi i tij dhe vendi i punës./pejanefokus.net