Data 2 prill është dita botërore e autizmit, e cila është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të bashkuara, në vitin 2007, – si një përpjekje për ti dhëne fund diskriminimit ndaj personave me autizëm – ndërsa raste të personave me autizëm janë të shënuar edhe në Komunën e Pejës.
Vera Kolgjeraj, zyrtare përgjegjëse pranë Qendrës për Punë Sociale në Komunën e Pejës, duke folur për portalin ‘Peja në Fokus’, ka thënë se këta persona i takojnë kategorisë së me navoja të vecanta dhe marrim mbështetje materiale nga shteti.
“Familjet që marrin përkrahje nga shteti, të cilat në kuadër të veten kanë persona me nevoja të vecanta janë të lajmëruar në Qendrën për Punë Sociale në Pejë. Ata që janë të regjistruar marrin edhe përkrahje nga shteti prej 100 eurove”- ka thënë Kolegjeraj për ‘Peja në Fokus’.
Sipas Kolgjerajt, numëri i këtyre familjeve aktualisht është 133, ndërsa për sa i përket vetëm numërit të fëmijëve autik, ajo shton se numëri i tyre në territorin e Komunës së Pejës shënon rreth 30 sosh.
Ndërsa vlenë të theksohet se në Pejë funksionojnë disa organizata të cilat në kuadër të tyre trajtojnë edhe rastet e personave autik, sic janë:”Qendra për Jetë të Pavarur”, “Handikos”, “Duart plotë mëshirë”, si dhe deri vonë ka funskionuar edhe organizata “Pema”, e cila raportohet se është mbyllur.
Ndryshe, dita botërore e autizmit synon të rrisë ndërgjegjësimin, lidhur me çrregullimet e spekrit të autizmit dhe përmirësimin e jetës së atyre që jetojnë me autizëm – vlerësohet se 1% e popullatës globale është autike./Pejanefokus.net