Në betejen e Koshares luftuan edhe pejanët

Në fshatin Koshare në Gjakovë, më 9 prill të vitit 1999, në kuadër të operacionit “Shigjeta”, shqiptarë nga të gjitha anët e Kosovës ishin mbledhur me qëllimin që ta thyenin kufirin me Shqipërinë.

Në këtë betejë u vranë 144 ushtarë dhe 170 të tjerë u plagosën, në mesin të cilëve edhe disa pejanë.

Kur përmendet Beteja e Koshares vie në pah edhe rënia heroike e dëshmorëve të kombit Shpetim Bojku e Gazmend Berisha (Kalega), Xhemajl Fetahaj, Sali Çeku, Kreshnik e Fatos Ademaj, si dhe të plagosur mbetën Shpetim Bojku e Muhamed Qallaku, nga Peja.

E nga ana tjetër, Shpetim Agusholli, nga beteja e rreptë e Koshares, e cila në histori njihet si tmerri i Serbisë, në po këtë datë do mbetej i plagosur rëndë deri në invaliditet. /Pejanefokus.net