Diçka rreth ndërmarrësit Ibrahim Devollit nga Peja

Kryetari i Pejës, Sefedin Begolli që dha lejen e punës për Kompaninë “Devolli Company” 

Në vitin 1941, Kryetar i Bashkisë së Pejës ishte Sefedin Begolli – babai i aktorit të mirënjohur Faruk Begolli, i cili, në mesin e dokumenteve të cilat i kishte nënshkruar në atë kohë ishte edhe leja e punës që ai kishte lëshuar për ndërmarrësin Shyqri Devolli – babai i biznesmenit të njohur Ibrahim Devolli, gjegjësisht “Devolli Company”.

Kjo ishte koha kur Kosova administrohej nga Italia, në vitin 1941, ndërsa dokumenti i lejes së punës ishte postuar në Facebook një pjesëtar i familjes Devolli, – leje e vitit 1941, e lëshuar për Shyqyri Devollin, qytetar i Pejës, të cilit i ishte akorduar leja për ushtrimin e profesionit “Manifaktur dhe Sjana Ushqimore” – shihet se ajo është dhënë pas një shqyrtimi të detajuar rreth asaj se a i plotëson ose jo kjo veprimtari kushtet e kërkuara. /Pejanefokus.net