Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, Gazmend Syla duke folur rreth aktiviteteve me rastin e 5 majit, Ditës së Dëshmorëve të Kombit që u mbajtën edhe në Pejë, ka thënë se organizata që ai drejton, u kujdes që të respektojë agjenden e paraparë përkitazi me këtë datë.
Fokus të veçantë ka një vendim i nxjerrë në dhjetor 2010, sipas të cilit Kuvendi Komunal i Pejës pati miratuar vendimin që data 5 maj të jetë Dita e Dëshmorëve të Kombit në Komunën e Pejës, e që sipas këtij dokumenti obligimi mbi zbatimin, duke përfshirë edhe organizimet bien mbi institucionin e Kryetarit të Komunës së Pejës.
Syla nga OVL-UÇK në Pejë i ka thënë portalit ‘Peja në Fokus’ që publiku duhet ta dijë se Gazmend Muhaxheri, që aktualisht është në poziten e kryetarit të Pejës, mbi të cilin edhe bie ky obligim, nuk është duke e zbatuar atë.
Por kjo nuk i ka ndalur që ata vet, me forca vetanake të vazhdojnë zbatimin e këtij vendimi, ku parashihet që 5 maji të jetë Dita e Dëshmorëve të Pejës./Pejanefokus