Ndërmarrja private shërbyese “ECO Vetrok”, me pronar Xhevdet Latifin, është themeluar në vitin 1994 në Pejë si vazhdimësi e afarizmit të saj në një periudhë të gjatë kohore jashtë kufinjëve të Kosovës.
Latifi, pronar i kësaj kompanie fillimisht ka afaruar në Zvicër për 12 vite, duke udhëhequr profesionalisht bizensin familjar për pastrim dhe mirëmbajtje, ku më pas, duke parë që në Kosovë ka mungesë të kësaj veprimtarie dhe të shërbimeve të pastrimit, vendos që të kthehet dhe të themelojë “Vetrok”-un, duke qenë kështu tashmë kompania e parë për pastrim dhe mrëmbajtje, e regjistruar më 1994 në vend, para luftes.
Tradita shumëvjeçare e ofrimit të këtij shërbimmi, mjetet për punë dhe materiali shpenzues i importuar nga Zvicra, enkas për këtë biznes, i mundësuan shumë shpejt depërtimin në tërë territorin e Kosovës.
Kompania NPSH “ECO Vetrok” ka filluar punën fillimisht me pastrimin e xhamave nëpër shtëpia, dyqane dhe zyre, duke u zgjeruar në një kompani që kujdeset për shëndetin dhe higjienën e përditshme te klientëve tanë, duke kombinuar kështu zhvillimet në teknologji me ekspertizën e personelit, për të sjellur më afër klientëve një ambient më të shëndetshëm, nisur nga në shtëpitë, zyrat etj.
Kompania punën e saj tashmë e ndanë në disa module, si: Pastrimet gjenerale; gjenerale të rëndomta si dhe pastrime gjenerale pas renovimit apo të gatshme për inaugurim.
Pastrime gjenerale në tërësi të banesave të banueshme apo të renovuara, pastrime gjenerale të objekteve industriale, shkollave , postave, bankave, objekteve hoteliere të gatshme për inaugurim.
Pastrimi gjeneral i detajizuar kalon nëpër këto procedura :
• Dezinfektimi, hapsira që duhët të pastrohët izolohet për 24 orë,
• Heqja dhe pastrimi i gjësendëve të lëvizshme si psh perdet, roletat veneciane, tepihët etj
• Pastrimi gjeneral i hapsirës së brendshme psh kuzhinë, nyjeve sanitare , dyshemeja, llambadarët, orenditë, dritaret me korniza etj .
• Varësisht nga sipërfaqja se me cka është e shtruar dyshemeja ajo pastrohët me materialin/ detergjentin adekuat.
Qasja dhe kontakti me kompaninë është i lehtë: +383 44 502 102 / +383 49 502 102