“Peja në Fokus” raportoi të martën e datës 13 gushtit 2024, se një shtëpi në fshatin Brestovik të Pejës u dogj, duke lënë 8 antarët e saj, përfshirë edhe 6 fëmijë të vegjël, pa kulm mbi kokë – e pronari i kësaj të fundit deklaroi se përgjegjësit e “KEK”-ut, duke aluduar te KEDS, kanë konsatuar se kjo ka ndodhur si pasojë e energjisë elektrike, ndërsa nga ana tjetër KEDS mohon të ketë qenë përgjegjës lidhur me ngjarjen.
Lidhur me rastin, gazetari i “Peja në Fokus”, Valdrin Daci ka dalur vendin e ngjarjes për të përcjellur ngjarjen, si dhe më pas ka marë prononcimet nga familja e dëmtuar, sikurse edhe nga përgjegjësit e KEDS-it, për informacion dhe marrëdhënie me publikun.
Alban Lajqi, kryefamiljar dhe pronar i kësaj shtëpie ka deklaruar për “Peja në Fokus” se: ”Si pasojë e rrymës. Jon konë edhe ‘KEK’-u, jon konë instruktorat e kanë konstatu, kanë kqyrë. – ‘KEK’-u e kanë lidhë orën këtu. – Thanë qysh veç një fazë koka, thash nuk e di une, ju e keni lidhë”.
Nga ana tjetër, lidhur me këtë çështje, “Peja në Fokus” ka adresuar pyetje tek zëdhënësi i KEDS-it, Lulzim Krasniqi, i cili është përgjigjur me sa vijon:
“I nderuar,
Me të pranuar informatën nga qendra në Pejë, ekipi përkatës i KEDS-it ka dalë në vendin e ngjarjes për inspektim, ku ka kontaktuar me pronarin e shtëpisë, i cili ka deklaruar se zjarri kishte filluar në kulmin e shtëpisë rreth orës 04:40 të mëngjesit.
Sipas inspektimit të bërë nga KEDS-i, pjesa e furnizimit me energji elektrike nga shtylla elektrike deri te njehsori elektrik (duke përfshirë edhe këtë), ka qenë në rregull dhe e pa dëmtuar, çka nënkupton se sa i përket përgjegjësisë së KEDS-it, gjithçka është në rregull.
Megjithatë, sa i përket deklarimit të pronarit të shtëpisë se komisioni i KEDS-it ka konstatuar se shkaktari i zjarrit është energjia elektrike, kjo nuk qëndron. Nga KEDS-i askush nuk është deklaruar për një gjë të tillë. Dëshmi e kësaj është procesverbali i përpiluar dhe i nënshkruar nga të dyja palët (një kopje të tij e ka edhe konsumatori).
Me respekt,
Lulzim Krasniqi
Zëdhënës i KEDS-it”– thotë ai në përgjigjen e tij.
Këtu gjeni linkun e kronikës së përgatitur lidhur me ngjarjen e zjarrit: https://www.facebook.com/61557928304494/videos/1643514486489249/
Ndryshe, sipas deklarimeve të palës së dëmtuar, vlera e demit të shkaktuar nga zjarri në këtë rast, kap vlerën prej 50 mijë eurove./Pejanefokus.net