Fshesa elektrike, për Pejën e gjelbërt dhe turistike 

Siç raportoi ‘Peja në Fokus Videos’, Pejës i janë shtuar dy fshesa elektrike për pastrimin e qytetit, ndërsa bëhet e ditur se dorëzimi i tyre nga Drejtorati për Zhvillim Ekonomik, për ndërmarrjen publike komunale të pastrimit “EKOSIG”, u bë përmes projektit “NERA”.

“Jemi të kënaqurë që përmes këtyre investimeve po arrijm të ngrisim sadopak kushtet më të mira me qëllim që shërbimet në komunën tonë të jenë sa më të mira dhe të realizohen me sukses”- shkruan drejtori i këtij drejtorati komunal, Nasret Hajrizi.

Ndryshe, ky përfitim publik i “NERA” është bashkëfinancohet nga Bashkimi Evropian, dhe Komuna e Pejës, duke implementuar programin ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë./Pejanefokus.net

Lajmi me video:

https://www.facebook.com/share/v/Tg2tAtAdkRHD2u3c/?mibextid=oFDknk