Pas raportimit nga ‘Peja në Fokus’ se “Lëvizja e Deçanit” ka mbajtur aktivitetin e saj në Pejë, kanë nisur edhe debate të shumta në këtë qytet.
‘Peja në Fokus’ publikoi raportin e këtij takimit të mbajtur më 29.07.2024 në Pejë, në kuadër të të cilit shihet se vendi ku u realizua ky aktivitet ishte restauranti i njohur “Koha 3”, ku pas këtij publikimi kanë nisur edhe reagimet e para në publik.
Këtu gjeni linkun e raportimit nga ‘Peja në Fokus’:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1065141465617113&set=a.359942399470360
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1065141465617113&set=a.359942399470360
Pas kësaj, pronari i lokalit, Bashkim Kolina ka zgjedhur për të reaguar përmes rrjetit social Facebook, duke kërkuar falje publike si dhe duke dhënë versioni e tij të sqarimit, se si kishte ardhur deri tek realizimi i aktivitetit të takimit nga “Lëvizja e Deçanit”, në restaurantin e tij “Koha 3” – reagim ky i cili po ashtu është publikuar edhe tek ‘Peja në Fokus’.
Këtu gjeni linkun e reagimit të publikuar nga ‘Peja në Fokus’:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1065141465617113&set=a.359942399470360
Kolina, mes tjerash, ne kuadër të këtij reagimi e kishte akuzuar publikisht Agim Berdyna, i cili në raportin e publikimit të aktivitetit, nga “Lëvizja e Deçanit” u cilësua si organizator, se dhe i njëjti sipas Kolines, e kishte keqpërdorur mirëbesimin e e këtij të fundit – duke thënë se nuk ka pasur asnjë informatë minimale nga Berdyna se çfarë llojë aktiviteti do të mbahet në lokalin e tij.
“SI PRONAR I RESTORANIT “Koha 3’ KËRKOJ FALJE PUBLIKE DHE JAP SQARIM SE NGJARJA “E INTELEKTUALEVE …”, KA NDODHUR, PËR SHKAK SE NGA AGIM BËRDYNAJ ËSHTË KEQPËRDORUR MIRËBESIMI IM” – kishte shkruar mes tjerash Kolina, duke shtuar se:”NUK KA PAS ASNJË INFORMATË MINIMALE SE PËR ÇFARË AKTIVITETI AI (BËRDYNAJ) E KA KRYER REZERVIMIN E SALLËS”.
Nga ana tjetër, i kontaktuar nga ‘Peja në Fokus’, Agim Berdyna, i cili nga “Lëvizja e Deçanit” ishte përmendur si organizator, demanton pronarin e lokalit “Koha 3”, Bashkim Kolinën, duke thënë se i njejti e kishte ditur se për çfarë aktiviteti ishte fjala, si dhe se ka pranuar edhe pagesë për shfrytëzimin e sallës.
Këtu gjeni artikullin e përgatitur rreth përgjigjes së Agim Berdynes, lidhur me rastin:
https://www.facebook.com/photo?fbid=1067734638691129&set=a.359942399470360
https://www.facebook.com/photo?fbid=1067734638691129&set=a.359942399470360
“Nuk është keqpërdorur fare besimi. Unë do të bisedoj me pronarin. Ai ka qenë korrekt kur kemi bisedu edhe unë kam qenë korrekt, kështuqë asgjë të keqe ska pas. E kemi kërku normal, ai është biznes. Jemi marrë vesh për çmimin, e kemi mbajtë takimin” – thotë Berdyna për ‘Peja në Fokus’.
Berdyna tutje shton se i ka mbetur hatri tek pronari i restaurantit “Koha 3”, kur kishte deklaruar se i është keqpërdorur besimi nga ai.
“Unë jam hatru pse ai ka thënë që është dalë ndryshe dhe që më ka manipulu Agim Berdynaj e gjëra të tjera. Agim Berdyna nuk është manipulator.
Unë kamë qenë vetëm nga këshilli organizativ me taku atë për sallë, të tjerët ia kan çu letrat dhe ska pas kurgjo të keqe aty. Ai e ka ditë dhe neve nuk na ka lëshu pa pagesë”.
Gjithashtu Berdyna ka bërë të ditur se ky takim u bë edhe në përcjelljen e policisë.
“Kanë qene policia me e përcjell, ka pas leje prej policisë, çdo gjë ka qenë në rregull”.
Ndryshe, për më herët për këtë takim ishte lajmëruar se do të mbahet në ambientitet e shkollës së muzikës, “Halit Kasapolli” në Pejë, mirëpo një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. https://www.facebook.com/photo?fbid=1047184914079435&set=a.359942399470360
/Pejanefokus.net
/Pejanefokus.net
Këtu mund te gjeni linkun e lajmit paraprak rreth ngjarjes:
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1066241075507152&set=a.359942399470360
https://www.facebook.com/photo/?fbid=1066241075507152&set=a.359942399470360