Ganimete Avdimetaj Berisha, e cila u lind në fshatin Strellc të Epërm të Komunës së Deçanit, më 19.07.1966, nga një familje atdhetare, ka arritur që për publikun të artikulojë dhe të botojë tre vepra letrare, me titujt “Fatet e jetës”, Plagë mërgimi” dhe “Mos u dorëzo” – me histori, poezi dhe mesazhe të ndryshme, por që nxisin kurajon e njeriut, me të cilën duhet të rrugëtojë.
Autorja Avdimetaj Berisha shkollën fillore e ka kryer me sukses ne vendlindjen e saj, në Shkollën fillore “Bajram Curri” në Strellc.
Ndërsa shkollën e mesme e përfundoi me sukses në Deçan – dega e matematikës, në Gjimnazin “Vëllezërit Frashëri” në Deçan.
Është e martuar dhe ka tre fëmijë. Pas shumë peripetive dhe vuajtjes gjatë luftës, në maj të vitit 1999, u detytua të lëshojë vendin dhe të emigrojë në shtetin e Francës.
Autorja që sot jeton në Pejë me familjën e saj, e që e ecila me mjete vetanake ka botuar tre librat e saj “Fatet e jetës”, Plagë mërgimi” dhe “Mos u dorëzo”, fjalë këto që para se të ia dedikonte të tjerëve, ajo ia dedikoj vetës dhe më pas edhe publikut, si rezultat edhe i artikuloi këto tre vepra, të cilat sot i ka plasuar edhe në tregun e shitjes./Pejanefokus.net