“Holistika” në Pejë – përkujdesje profesionale dhe dashuri për çdo fëmijë

“Holistika” – Qendra Psikosociale dhe Terapeutike për Mbështetjen e Fëmijëve me Nevoja të Veçanta  tanimë është e hapur edhe në Pejë, për të gjithë ata që janë duke kërkuar ndihmë profesionale dhe të personalizuar për fëmijët e tyre, me nevoja të veçanta apo vështirësi në të nxënë.

“Holistika” është adresa e duhur si dhe zgjidhja ideale! – Me një ekip multidisiplinar të përbërë nga profesionistë të kualifikuar dhe me përvojë të gjatë, ofrojnë:

-Shërbime të personalizuara terapeutike për fëmijët me nevoja të veçanta;

-Mbështetje psikosociale për zhvillimin emocional dhe social të fëmijëve;

-Ergoterapi për përmirësimin e aftësive motorike dhe funksionale të fëmijës;

-Logopedi për përmirësimin e aftësive të të folurit dhe komunikimit;

-Terapi e lojës për të stimuluar kreativitetin dhe zhvillimin emocional;

-Terapi zhvillimore për përparim në fushat kyqe të fëmijës;

-Mësim plotësues dhe ndihmë në të nxënë për nxënës që kanë nevojë.

Stafi i Holistikes janë të përkushtuar që të ndihmojnë çdo fëmijë, për ta arritur potencialin e tyre të plotë, si dhe të ndërtojë një të ardhme të suksesshme.

Për konsultime të përgjithshme si dhe ato të personalizuara, apo edhe për të filluar një udhëtim zhvillimi të suksesshëm për fëmijën tuaj, mos hezitoni që të kontaktoni në numërin e telefonit 049 467 969, apo të vizitoni qendrën e cila ndodhet në rrugën “Esat Mekuli” në Pejë.

Gjithashtu, qendra tashmë ka edhe adresën e saj per të ju takuar edhe online, përmes faqes se saj: https://www.facebook.com/profile.php?id=61565174245171&mibextid=qi2Omg&rdid=e53ePln1WcWlrh7o&share_url=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fshare%2Fc67twQWtyEPTsshr%2F%3Fmibextid%3Dqi2Omg

“Holistika” – Përkujdesje profesionale dhe dashuri për çdo fëmijë./Peja në Fokus.