Spitali i Përgjithshëm në Pejë tash e ca kohë në kuadër të vetin e ka në dispozicion vetëm një oftamologe, gjegjësisht Dr.Pranvera Çavolli Kryeziun, e cila ditën e nisë me dhjetra pacient, që i drejtohen për kontrolle të shërbimit, për shërimin e syve.
“Nuk është aspak e lehtë, për shkak se fluksi i pacientëve është mjaft i madh edhe ngarkesa po është mjaft e madhe. Do të thotë se më duhet të jem edhe në repartin e syve edhe në Ambulanten Specialistike, pastaj duhet të i mbuloj edhe konsultimet nëpër reparte të tjera” – thotë Dr.Pranvera Çavolli, për televiziononin “Kanal 10”.
Kryeinfermierja e repartit të Oftamologjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pëj, Dyke Demalijaj ka treguar se se në bazë të administrimit që ajo bënë, vetëm brenda një muaji ka kontakt me rreth 530 pacient, të cilët marrin shërbime në këtë repart.
Nga ana tjetër, loidhur me këtë çështje, drejtori mjekësor i Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, Gani Ramaj i ka thënë televizionit se mungesë të oftamologëve ka pasur veçanërisht në 6 muajt e fundit, ndërsa duke treguar se pse ka ardhur deri tek ky problem, ai ka theksuar se edhe konkurset e hapura nuk kanë ofruar zgjidhje.
“Mungesa që ndjehet më të madhe është në gjashtmujorshin e fundit, me daljen ne pension të një doktoreshe dhe me lëshuarjen me vetëdëshirë të një doktoreshe tjetër. Konkursi është rregullisht i hapur. Vetëm në vitin 2024, dy herë kemi shpallur konkurs. Dy herë nuk ka pasur kërkesa për oftamolog. Domethënë nuk ka pasur të interesuar të lajmërohen për punësim” – thotë Ramaj.
Gjithashtu, edhe nga Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) citohet të kenë thënë se konkurse për oftamolog, jo vetëm në Pejë, por edhe në qendra të tjera, por nuk ka pasur kandidat të interesuar, ndërsa shtohet se SHSKUK-ja ka një plan që po diskutohet, sipas të cilit specialistë të kësaj klinike, në ditët e caktuar të shkojnë në spitale të përgjithshme për të operuar pacientë.
Ndryshe, sipas Raportit të Auditimit të përformancës, nga Zyra Kombëtare e Auditimit citohet të thuhet se, Ministria dhe SHSKUK-ja nuk kanë plan strategjik, afatgjatë për ruajtjen e personelit aktual mjekësor, si dhe mungojnë analizat e hollësishme të nevojave dhe nuk ekzistojnë projeksone të lëvizjes së stafit, sic janë pensionimi ose largimi vullnetar./Kanal10/Peja në Fokus.