Kush ishte “Bethoveni” pejan i Ballkanit ?

Legjenda nga Peja, emrin e të cilit e bartin sot shkolla e muzikës, shoqeria kulturore e artistike etj, quhet Halit Kasapolli, i lindur më 1937 për të jetuar vetëm 22 vite jetë, por për të lënë gjurmë të pashlyeshme dej më sot.

Talenti i tij prej muzikanti u dallua qysh si fëmijë, gjë që e dëshmoi duke përfunduar me sukses edhe shkollën e mesme të kësaj lëmie në Prizren.

Pas studimeve të së mesmes, nga ku u shqua me shpirtin e tij si instrumentist e kompozitor dhe dirigjent i muzikës e madje edhe si kompozitor, Kasapolli për dy vite, 1956-1958 ishte edhe mësimdhënës në shkollen fillore “Ramiz Sadiku” në Pejë, duke promovuar kështu tek nxënësit klutivimin e muzikës tradicionale me premisa ndërkombëtare bashkohore.

Studimet e larta për lëminë e muzikës i regjistroi në Akademinë e Muzikës në Beograd, por që nuk arriti asnjëherë t’i përfundojë si pasojë e vdekjes së tij.

Ndryshe, edhe në Akademinë e Beogradit atë e konsideronin si “Bethoveni i Ballkanit” në muzikë.

Ai nuk la karrierën e tijë pa vepra, si:”Kur ma qitën bojën”, “Vaj Zemani”, “Hasan Aga”, “Vajza shqiptare”, “Pranvera” etj./Pejanefokus.net.