Abedin Gashi nga fshati Qyshk i Komunës së Pejës, i cili që nga viti 2017 jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikes, ka votuar në New York, për republikanin Donald Trump, e që rruga e këtij të fundit drejt Shtëpisë së Bardhë vetëm se po zyrtarizohet, për të prirë me Ameriken për 4 vitet e ardhshme.
“Sot ishte hera e parë që votova në zgjedhjet presidentciale në USA. Le të fitojë më i miri”- tha Gashi.
Konfirmimin e votës së tij pro-Trump, ai e ka bërë për ‘Peja në Fokus’, ndërsa i pyetur se çka e shtyu për këtë vendim, Gashi ndër arsyet ka përmendur edhe taksat, ekonominë, emigracionin, si dhe sigurinë.
Sipas tij, mendim të njejt kanë pasur edhe rrethi me të cilët shoqërohet pejani atje.
Ndryshe, republikani Donald Trump ka triumfuar kundër demokrates Kamala Harris, e cila erdhi në garë vetëm pas tërheqjes së presidentit në largim, Joe Biden, i cili udhëhoqi Ameriken për 4 vite./Pejanefokus.net