Shumë qytetarë të Pejës dhe jo vetëm, në natën e Vitit të Ri nuk kishin mundësi që t’i lexonin dëshirat e tyre për vitin 2025, sepse në sofrat e tyre i shoqëronte qiriu që me flakën e tij u digjte shpresën, se më në fund po bëhet mirë në këtë vend.
“Gëzuar për vitin e ri, sikur dikur në terr” – e kujtonin kohën e njëjtë edhe më 31 janar 2024, njësoj sikurse dikur që uronin të çliroheshin nga okupatori.
Propaganda që po bëhet, se kinse në vendin tonë është rritur zhvillimi ekonomik bie ndesh me vet situatën reale, kur dihet se nuk kemi një stabilitet energjetik – e ku ekonomia familjare në të shumtën e rasteve nuk ka mundësi ta pjek një kafe, se lëre më të bazohet në zbatimin e prodhimit të sigurt – e tëra kjo për shkak të territ.
Më e keqja është edhe kur njerëzit mbesin në terr informativ, duke mos pasur idenë se kur do t’u vie energjia elektrike, sepse u thuhet:”Ekipet tona janë në terren”, e që zaten shpesh as kjo s’po ju thuhet, sepse institucioni përgjegjës nuk po ua hap as telefonat qytetarëve.
Ndërsa tentohet të justifikohet se nuk ka reduktime, por ka ngarkesa në rrjet, – pse duhet t’i interesojë kjo qytetarit të cilit fatura e rrymes vazhdon që t’i “fryhet”, madje pa asnjë kontrollë dhe llogaridhënie, e nga ana tjetër, ndonëse në mungesë, energjia elektrike po shtjeret.
Si rrjedhojë, nuk duhet harruar as faktin e dhimbshëm se si pasojë e gjithë kësaj, shumë bashkëatdhetarë që kan planifikuar të qëndrojnë në Kosovë për së paku 2 javë në pushimet dimërore – ka nga ta që janë kthyer në vendet ku jetojnë, pa i kaluar as edhe 2 ditë këtu, sepse nuk kanë rrymë si dhe se nga terri nuk i shohin më në planet e tyre as pushimet, e lëre më të mendojnë për tu kthyer e për të jetuar në Kosovë.
Këtë artikull “kartoline”, me përmbajte të gjendjes reale me elemente terri, sot mbase nuk mund ta lexojnë shumë nga ata, telefonat dhe lap-topet e të cilëve janë zbrayur nga bateria, e nuk kanë pasur as të voglën mundësi që ti karrikojnë me energji elektrike.
Pyetja e vetme, para se të urojmë një vit të mbarë rrjedhshëm bëhet:”Deri kur do të urojmë e shpresojmë përmirësimin e gjendjes, për të kaluar nga terri në dritë ?/PejaneFokus.
Artikulli editoriale i përgatirur nga Redaksia e Agjencionit “Peja në Fokus”.