Ajkunë Ibraj Lajqi është zonja dhe skulptorja që vie nga Hagjajt e Rugovës së Pejës, e cila me artin e saj nga dylli i bletëve, skalit figura të personaliteteve të njohura të çështjeve të mëdha kombëtare, ndërsa në ditën e 10 të vitit 2025, me anë të një ekspozite të mbajtur në kompleksin e Mullirit të patriotit Haxhi Zeka, ka prezentuar edhe një koleksion të ri, nga punimet e dorës së fundit të artit të saj edhe prej piktures.
Lajqi është zonjë e një familje dhe nënë e nëntë vajzave si dhe një djali, por kjo nuk e pengon, përkundrazi e frymëzon që arti i saj të shkëlqej.
-“E dua këtë punë dhe e bëjë qysh nga fëmijëria!” – u shpreh zonja Ajkunë, teksa më herët patëm realizuar një bisedë me të.
– Ajo deri më tani ka arritur të skalis në dyll figurat sikurse ajo e Komandantit legjendar Adem Jashari, si dhe atë të Presidentit historik Ibrahim Rugova, e cila qëndron e ekspozuar në Kompleksin e tij, në Malaj të Rugovës, ndërsa ka sjellur para publikut edhe pikturat e saj, me anë të kësaj ekspozite, mes miqësh dhe dashamirëve të artit të saj.
Ajo thotë se është e gatshme të punojë edhe me porosi sipas kërkesave, ndërsa më poshtë gjeni edhe linkun e një artikulli paraprak që më herët patëm artikuluar për këtë zonjë: https://www.facebook.com/share/p/1DQKo85GkU/
|www.pejanefoku.net