“Andrra Amerikane” – është seriali i ri në Amerikë me protagonistët nga Peja që reflekton kulturën dhe jetën shqiptaro-amerikane, shprehet për portalin Pejanefoku.net, aktorja Vlora Nikçi nga Peja.
Ajo tregon se në New York është duke vazhduar xhirimi i këtij seriali të ri televiziv, me mundësi të shtrirjes edhe në vende të tjera – duke sjellur në ekran një histori emocionuese që ndërlidh temat e familjes, dashurisë, sfidave shoqërore dhe kulturës, i cili do të xhirohet kryesisht në New York, ndërsa projekti synon të sjellë një përvojë unike për shikuesit dhe të pasqyrojë jetën dhe sfidat e shqiptarëve në diasporë.
Sipas Nikçit, projekti i këtij seriali me titullin “Andrra Amerikane” është duke u realizuar nga një ekip profesionistësh të mirënjohur në industrinë e filmit dhe televizionit, siç janë vet aktorja, producentja dhe regjisorja Vlora Nikci nga Peja.
Ajo bëri të ditur se për këtë projekt janë angazhuar një ekip i tërë, siç janë edhe skenaristët Mike Bencivenga, i njohur për filmat e tij të suksesshëm “Happy Hour,” “Great Plains,” dhe “Born in Flames” ne Hollywood, Visare Aliu, aktori dhe producenti Armend Baloku po ashtu nga Peja.
Në këto xhirime janë të angazhuar edhe drejtori i fotografisë Adriatik Berdaku, fitues i dy çmimeve Emmy Award për punën e tij të shkëlqyer si kameraman, kameramani Dave Burdette, tonisti Luigi Porto, si dhe aktorët e Afrim Gjonbalaj, Enxhi Cuku, Adel Lami, Liri Nikqi, Diar Xani, John Gojcaj dhe Edita Nishliu, ndërsa një paraqitje e veçantë mysafire do të jetë sopranoja me famë botërore, Ermonela Jaho, si dhe ne cilesinë e pianistes paraqitet e njohura Blina Sheholli.
Sipas producentes Nikçi, e cila shpalosi detaje për “Peja në Fokus”, episodi i parë i këtij seriali pritet të shfaqet së shpejti, duke u transmetuar në platforma televizive dhe online, për t’u bërë i arritshëm për një audiencë gjithkombetare, kurse sipas saj, seriali ka për qëllim jo vetëm argëtimin, por edhe promovimin e kulturës dhe identitetit shqiptar./Pejanefokus.net