Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Ministria e Arsimit dhe Agjencia e Statistikave të Kosovës, të cilat ka arritur që t’i sigurojë portali ‘Peja në Fokus’, del se Peja ka një sistem arsimor të strukturuar mirë, me një numër të konsiderueshëm nxënësish dhe institucionesh arsimore.
Në Pejë, aktualisht janë të regjistruar 1,235 nxënës në arsimin parafillor.
Nxënësit që ndjekin shkollën fillore dhe atë të mesme të ulët (nga klasa e parë deri në klasën e nëntë) arrijnë në një total prej 11,000 nxënësish.
Në shkollat e mesme të larta të Pejës, numri i nxënësve është 3,505.
Në total, numri i nxënësve të shkollave në Pejë për vitin 2023-2024 është 15,740 nxënës.
Ky numër tregon për një angazhim të madh në arsim dhe një nevojë për përmirësime të vazhdueshme në ofrimin e mundësive për zhvillim arsimor.
Në Pejë, janë gjithsej 46 shkolla, përfshirë: 1 qerdhe, 39 shkolla fillore si 6 shkolla të mesme.
Përballë këtyre kërkesave, 1,243 mësimdhënës janë të angazhuar për të siguruar një arsimim cilësor për nxënësit e Pejës./Pejanefokus.net