Qendra e Mjekësisë Familjare nr.4 në lagjen Dardania ne qytetin e Pejës, e cila funksionon që nga vitet e 80-ta së fundmi është bërë edhe me shërbimin e ultrazërit, duke ju falënderuar donacionit të KFOR-it Italian, i cili ka dhuruar një aparat të ultrazërit për këtë qendër mjekësore.
Këtë për portalin Peja në Fokus e ka bërë të ditur Dr.Fahri Berisha – Specialist i Mjekësisë Familjare dhe Ultrasonist.
Sipas tij, që nga javët në vijim pacientët e kësaj qendre mjekësore shërbimet e ultrazërit të tiroides dhe abdomenit do të mund të i marrin në këtë qendër.
Ndryshe, me këtë donacion krahas të tjerave do të mundësohet edhe eliminimi i pritjeve të gjata për të marr këtë shërbim./Pejanefokus.net.