Peja dhe diversiteti etnik e fetar i popullsisë

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), Peja ka gjithsej 82,745 banorë ndërsa prej tyre janë deklaruar se i përkasin etnive dhe besimeve të ndryshme, shkrua portali Peja në Fokus.

Nga këta, qytetarët janë deklaruar me përkatësi etnike dhe fetare të ndryshme:

  • Shqiptarë: 75,479

  • Serbë: 813

  • Boshnjakë: 2,974

  • Turq: 28

  • Romë: 889

  • Ashkali: 309

  • Egjiptianë: 1,916

  • Goranë: 192

  • Të tjerë: Deklaruar edhe disa qytetarë si të tjerë, dhe disa nuk kanë pranuar të përgjigjen në këtë pyetje.

Sa i përket deklarimit për gjuhën e tyre amtare, 78 mijë e 480 prej tyre janë deklaruar se gjuha amtare e tyre është ajo shqipe, 824 prej tyre janë deklaruar se është serbishtja, 2 mijë e 908 prej tyre janë deklaruar për gjuhën boshnjake, 28 turke, 293 për gjuhën rome si dhe 212 janë deklaruar për gjuhë të tjera.

Sa i përket besimeve fetare, qytetarët e Pejës janë deklaruar si vijon:

  • Islam: 77,976

  • Ortodoks: 814

  • Katolikë: 1,867

  • Besime të tjera: 435

  • Pa besim fetar: 337

  • Nuk kanë përgjigjur: 1,316

Ky regjistrim pasqyron diversitetin etnik dhe fetar të qytetit të Pejës./Pejanefokus.net