Romët në Pejë – pjesë e rëndësishme e qytetit, jo e margjinës

Në çdo 8 Prill shënohet Dita Ndërkombëtare e komunitetit Rom,  një numër i konsiderueshëm i të cilit jetojnë edhe në Pejë.

Sipas regjistrimit të fundit të popullsisë nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), zyrtarisht Peja numëron 82 mijë e 745 banorë, prej tyre qytetarë që janë deklaruar se i përkasin komunitetit Rom, janë 889, prej tyre 444 femra dhe 445 meshkuj.

E në njërën nga lagjet më të mëdha të Pejës, që është ajo “7 Shtatori” jetojnë edhe qytetarët e komunitetit rom, pjesë e rëndësishme e këtij qyteti – e që ndër sfidat kryesore të tij mbetet edhe punësimi si dhe përfshirja në jetën institucionale.

Nga ana tjetër, organizata “Dera e Mëshirës”, me lokacion në lagjen “7 Shtatori” në Pejë është njëra nga ato që vazhdon të ndihmojë familjet rome me ushqim e përkrahje sociale.

Ditë më parë, në qendër të Pejës u mbajt një aktivitet kundër diskriminimit nga organizata “Roma in Action – RIA”, me mesazhe për barazi dhe integrim, ku janë shpërndarë mesazhe vetëdijesuese.

Ndryshe, në nivel shtetëror, komuniteti përfaqësohet nga të zgjedhurit fillimisht si deputetë: Elbert Krasniqi dhe Veton Berisha, e që të dy vinë nga Peja./Pejanefokus.net.

Lidhur me statistika të tjera kliko lajmin në link:
https://pejanefokus.net/2025/04/08/peja-dhe-diversiteti-etnik-e-fetar-i-popullsise/