Trajneri i njohur nga Peja, Egzon Shkololli, rrëmben dy kupa të rëndësishme në garat më të mëdha të kulturizmit – “Kupa e Kosovës” dhe gara mbarëkombëtare, duke u shpallur Kampion absolut në kategorinë Men’s Physique – 174cm.
Gara “Kupa e Kosovës” dhe gara mbarëkombëtare janë dy nga evenimentet më të rëndësishme në këtë fushë dhe për Egzon Shkolollin, fitimi i këtyre dy kupave është një shenjë e përkushtimit të tij të paepur ndaj disiplinës dhe ushtrimeve intensive.
Me përkushtim, disiplinë dhe pasion të pashoq, ai po e shkruan historinë e kulturizmit në Kosovë./Pejanefokus.net.