Në kuadër të punës së përditshme gazetareske dhe rolit si zë i qytetarëve, Peja në Fokus gjatë mandatit aktual ka qenë në kontakt të vazhdueshëm me drejtuesit e qeverisjes lokale për të adresuar probleme me interes publik. Bazuar në përvojën tonë konkrete të komunikimit, paraqesim këtë vlerësim simbolik për nivelin e përgjegjshmërisë dhe bashkëpunimit të tyre.
Më poshtë gjeni rëndutjen e përgjegjshmërisë e drejtuesve të institucioneve komunale gjatë mandatit aktual (2021–2025).
KATEGORIZIMI SIPAS PËRGJEGJSHMËRISË NDAJ PYETJEVE TË MEDIAS:
TË PËRGJEGJSHËM
(Përgjigjen pothuajse gjithmonë, me korrektësi dhe në kohë)
Agron Nikçi – Drejtor i Shërbimeve Publike
Naser Gega – Drejtor i Arsimit
Edonjeta Berisha – Drejtore e Inspeksionit
Nasret Hajrizi – Drejtor i Zhvillimit Ekonomik
Petrit Loci – Drejtor i Shëndetësisë
Albulena Mujaj Bajraktari – Drejtore e Mirëqenies Sociale
Fatmir Asllani – Nënkryetar i Komunës së Pejës
Diellza Berisha – Drejtore e Financave
Besart Berisha – Zyrtar për Qasje në Dokumente Publike
Milot Gashi – Zyra e Prokurimit
Zyra për Infomim Publik – Komuna e Pejës
PJESËRISHT TË PËRGJEGJSHËM
(Ndonjëherë përgjigjen, ndonjëherë jo, ose me vonesë)
Gazmend Muhaxheri – Kryetar i Komunës së Pejës
Nita Panduri – Drejtoreshë e Administratës Publike
Diellza Berisha – Drejtore e Financave
Gëzim Gashi – Drejtor për Mbrojtje dhe Shpëtim
TË PAPËRGJEGJSHËM
(Nuk përgjigjen, shmangin pyetjet apo injorojnë kontaktet)
Xhenete Syka – Drejtore e Kulturës, Rinisë dhe Sportit
Tahir Shala – Drejtor i Bujqësisë
Arianit Krasniqi – Drejtor i Çështjeve Pronësore-Juridike
PA KONTAKT DIREKT (GJATË KËTIJ MANDATI):
Mustaf Nila – Drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrit
Arta Vokshi Nallbani – Drejtore e Urbanizmit.
SQARIM!
Ky vlerësim bazohet në përvojën tonë konkrete me drejtuesit komunalë gjatë mandatit. Provë janë vetë artikujt tanë të përditshëm, ku qytetarët mund ta shohin qartë kush përgjigjet e kush jo./Pejanefokus.net.