E gjitha nisi në vitin 2000, në një hapësirë prej vetëm 700 m² në Viti, ku mobileria “Palma” filloi aktivitetin e saj me shitjen e mobiljeve të importuara nga Italia.
Kërkesa e madhe nga konsumatorët bëri që vetëm katër vite më vonë, në vitin 2004, “Palma” të zgjerohej në një hapësirë prej 2500 m².
Me mbi 20 vite punë të përkushtuar, cilësi dhe korrektësi, kompania fitoi besimin e mijëra konsumatorëve brenda dhe jashtë Kosovës.
Sot, “Palma” është e pranishme edhe në Pejë, në rrugën “Bekim Berisha” – afër “Lumbardhit”, ku do të reklamohet edhe përmes platformës “Peja në Fokus”.