Gino Mulliqi nga Peja përmes rrjetit të tij social bëri të ditur se është emëruar kryetar (Mayor Pro Tem) i qytetit Wylie në Texas, SHBA.
“Është një privilegj të shërbej këtë komunitet, dhe jam i përkushtuar të udhëheq me integritet, transparencë dhe bashkëpunim”, tha ai, duke shtuar se do të punojë për ta mbajtur Wylie një vend mikpritës për të gjithë./Pejanefokus.net.