Me rritjen e temperaturave, qytetarët në Pejë po përballen gjithnjë e më shumë me praninë e gjarpërinjve në natyrë dhe hapësira publike. “Peja në Fokus” ka kërkuar sqarime nga Spitali i Përgjithshëm në Pejë për rastet e mundshme të kafshimeve.
“Gjatë këtij viti kemi trajtuar disa raste të kafshimeve nga gjarpërinjtë. Pacientët kanë marrë ndihmën e duhur në kohë dhe me profesionalizëm,” theksojnë nga spitali.
Po ashtu, konfirmojnë se janë të pajisur me serumet kundër helmimit dhe të gatshëm për çdo situatë të ngjashme.
“Spitali është i furnizuar me serumet e nevojshme dhe ekipi mjekësor është i përgatitur të reagojë me prioritet.”
Qytetarët këshillohen të paraqiten menjëherë në spital nëse dyshojnë për kafshim nga gjarpri./Pejanefokus.net.