Peja nuk është veç rrugë, ndërtesa e ngjarje – ajo është njerëz, histori dhe përpjekje që çdo ditë ndërtojnë identitetin e këtij qyteti. Me rubrikën tonë të re “Në Fokus – Ata dhe Ato që e Bëjnë Pejën”, ne sjellim para jush personazhe frymëzuese, gra, burra, djem dhe vajza, si dhe të moshuar por edhe biznese të guximshme, organizata aktive dhe histori që shpesh nuk marrin vëmendjen që meritojnë.
Kjo është një ftesë për t’i dhënë zë atyre që punojnë në heshtje, për të prezantuar ide që lëvizin përpara komunitetin tonë, dhe për të dokumentuar jetën e Pejës përtej lajmeve të përditshme.
Çka është kjo rubrikë?
“Në Fokus – Ata dhe ato që e bëjnë Pejën” është një hapësirë e dedikuar në portalin tonë për prezantimin e:
– Bizneseve lokale,
– Njerëzve që frymëzojnë përmes punës së tyre,
– Organizatave që ndikojnë pozitivisht në komunitet,
– Historive që ia vlen të dokumentohen etj.
Rubrika do të realizohet në dy forma:
– Shkrime prezantuese të shkurtra, të qarta dhe të lexueshme;
-Video të shkurtra me prononcim dhe pamje.
Si mund të jeni pjesë?
Nëse keni biznes që do të prezantoni apo jeni personazh me histori personale ose profesionale frymëzuese, keni organizatë me mision të rëndësishëm lokal, atëherë na kontaktoni përmes faqes sonë në Facebook ose Instagram, ose me email në: [email protected].
Mund të na dërgoni edhe një përshkrim të shkurtër, foto, ose të caktojmë bashkë intervistën apo formatin më të përshtatshëm për ju.
Peja ka shumë për të treguar. Mos rri në hije – eja Në Fokus!