Dyqani ku pejanët blenë kompjuterin e parë – “Info Peja” mbetet ikonë e qytetit

Në vetë zemrën e Pejës, në udhëkryqin kryesor të qytetit – te vendi i njohur si “te semaforat” – qëndron një emër që prej vitit 1999 ka qenë sinonim i teknologjisë: Info Peja Computers.

Ky dyqan ikonik u themelua menjëherë pas luftës nga ndërmarrësi Naim Morina, dhe shumë qytetarë të Pejës blenë pikërisht aty kompjuterin e tyre të parë. Madje, jo pak prej tyre ende i ruajnë ato kompjuterë si dëshmi e kohëve të para digjitale.

Me kalimin e viteve, “Info Peja” u bë më shumë se një dyqan – u kthye në simbol të zhvillimit, profesionalizmit dhe qëndrueshmërisë. Pas ndarjes nga jeta të Naim Morinës në moshën 72-vjeçare, tradita vazhdon me përkushtim nga djali i tij, Sokoli.

Sot, në po të njëjtin lokacion ikonik në qendër të Pejës, “Info Peja Computers” mbetet vendi ku teknologjia takon historinë dhe besnikëria e klientëve flet vetë./Pejanefokus.net