Azemi nga Deçani, djaloshi me sindromën Down, kishte një rutinë të veçantë me të atin, Sadriun – ecje të përditshme prej kilometrash nëpër qytet, për ta ndihmuar të birin të socializohet dhe të ndihet i pranuar.
Pas ndarjes nga jeta të Sadriut, qytetarët e Deçanit nisën një nismë prekëse: “Hapave të Azemit”, duke ecur bashkë me Azemin, në nderim të dashurisë dhe përkushtimit të babait të tij.
Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj me këtë rast tha:
“Rasti i babait të Azemit, Sadriut, duhet të ndiqet si model. Vlen të theksohet se tashmë Azemi jeton vetëm me nënën, e cila për shkak të moshës dhe gjendjes shëndetësore, nuk mund ta përballojë të njëjtën rutinë. Azemi do ta ketë gjithnjë nevojën për këtë ecje, për këtë kujdes.”
Një qytet që ecën me zemër – në kujtim të Sadriut dhe përkrahje për Azemin./Pejanefokus.net.