“Hanci” nga Peja – Djaloshi i ri me dorën e një mjeshtri të vjetër

Nëse nuk e njihni për së afërmi, mund të mendoni se është një gjerman i ardhur në qytet. Por jo – “Hanc” është pseudonim familjar për Shkëlqim Tanushin, një djalë i ri nga Peja që punon me përkushtim si një zejtar i vjetër.

Ky arpunues i arit, i njohur për punën precize e të shpejtë, është në këtë zanat tash e 13 vite, që kur e mësoi dorë më dorë nga dhëndri i tij, mjeshtri Roland Bardhi – “Roli”.

Prej dy vitesh, Hancin e gjeni në Qendrën Tregtare “Burma”, aty ku stili klasik takohet me shijen moderne.

Ai nuk e sheh arin vetëm si metal të çmuar – për të është material për histori personale.

Por, çfarë bën Hanci?

– Pikje të arit

– Rritje apo zvogëlim të unazave

– Riparim të aksesoreve të dëmtuara

– Dhe mbi të gjitha: punime të personalizuara, që e bëjnë dhuratën apo kujtimin të jetë i vetëm.

Dora e tij është e re, por e saktë si e një mjeshtri të brezit të kaluar. E përbashkëta? Zemra për zanatin./Pejanefokus.net.