Kosova dhe Shqipëria kanë nisur fuqishëm vitin në garën ndërkombëtare në Casablanca.
Në krye me trajneren Majlinda Kelmendi, xhudistët Jon Kuka (55 kg) dhe Arba Hasanaj (70 kg) fituan dy medalje bronzi për Kosovën, ndërsa Krista Kovaçi (63 kg) medalje argjendi për Shqipërinë.
Gara ishte e vlefshme për Ranglistën Botërore të kadetëve dhe kualifikuese për Olimpiadën e të rinjve në Senegal.
Foto dhe njoftimi janë bërë nga kryetrajneri Driton Kuka./Pejanefokus.net.
