Komiteti i Mjedisit në Komunën e Pejës po vepron jashtëligjshëm?

Komiteti Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit (KKMM) ka mbajtur takimin e radhës, të udhëhequr nga Kryesuesja Valbona Avdija.

Gjatë takimit u shqyrtuan dhe miratuan procesverbali i takimit të mëparshëm, gjendja e ambientit në komunë, realizimi i grumbullimit të mbeturinave dhe situata e ujërave, përfshirë mirëmbajtjen e lumenjve dhe kanaleve të ujitjes.

Në postimin zyrtar të Komunës, thuhet se “Është mbajtur takimi i radhës i Komitetit Konsultativ për Mbrojtjen e Mjedisit… U prezantua informata mbi gjendjen e ambientit… Drejtori i Operativës në KRM ‘Ambienti’ prezantoi realizimin e planit të grumbullimit të mbeturinave… Drejtori teknik i KRU ‘Hidrodrini’ prezantoi gjendjen e ujërave dhe rrjedhave tjera.”

Megjithatë, shefi i Zyrës Ligjore në Komunën e Pejës, Pandeli Rugova, reagoi menjëherë, duke e quajtur mbledhjen të jashtëligjshme:

“Kjo mbledhje dhe ajo më hershme është kundershtim me dispozitat ligjore të LVQL-së dhe Statutit të Komunës, për shkak së ketij komiteti dhe komiteteve tjera janë të lidhur me mandatin e Kuvendit pararendës, për të qenë në harmoni më kërkesen e ligjit komitete obligativ dhe ato konsultative duhen të rithemelohen pasi është konstituar Kuvendi i Ri i Komunës, në të kundërten veprimtaria e ketij Komiteti është kundërligjeshme.”- thotë ai.

Ky rast nxjerr në pah mosmarrëveshjet ligjore mes institucioneve lokale dhe debatet mbi legjitimitetin e komiteteve konsultative në menaxhimin e mjedisit në Pejë./Pejanefokus.net.

Burimi i informacionit në link: https://www.facebook.com/share/p/1D3Mi6K2nZ/

LEXO EDHE: