Policia: Viktima dyshohet se u plagos me armën e bashkëshortit

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me rastin e ndodhur në fshatin Isog i Poshtëm, Istog.

Sipas Policisë, më 20.02.2026 rreth orës 15:50, Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar një femër kosovare e plagosur me armë zjarri në abdomen. Dyshohet se viktima është vetëplagosur me armë që i përkiste bashkëshortit.

“Fsh. Isog i poshtëm, Istog 20.02.2026-15:50. Emergjenca në Istog ka raportuar se është pranuar e plagosur me armë zjarrit në abdomen viktima femër kosovare. Dyshohet se viktima ishte vet-plagosur me armë zjarrit që i përket bashkëshortit. Në vend ngjarje kanë dalë njësitet përkatëse. Viktima është transferuar në Spitalin e Pejës dhe rreth orës 18:57 ka ndërruar jetë në sallën e operimit. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML. Rasti duke u hetuar.”- thotë Policia.

Rasti po cilesohet si “Hetim i vdekjes“/Pejanefokus.net.

Kliko lajmin paraprak : https://pejanefokus.net/reagon-spitali-i-pejes-pacientja-nuk-arriti-tu-mbijetoje-plageve/

 

LEXO EDHE: